Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, nuk do ta realizojë vizitën e planifikuar në Kosovë këtë javë. Vendimi për anulimin e kësaj vizite lidhet me zhvillimet e fundit politike që po ndodhin në vend.
Sipas zyrtarëve të Komisionit Evropian, Kos tashmë e ka informuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për këtë vendim. Megjithatë, ajo synon që vizita në Prishtinë të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, raportohet se do ta anulojë vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.
Për media, zyrtarët e Komisionit Evropian thanë se komisionerja Kos tashmë e ka informuar kryeministrin Albin Kurti për vendimin e saj.
Sipas raportimeve, Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur.
Vizita e saj ishte paraparë për mesin e kësaj jave, ndërsa zyrtarët evropianë kanë shprehur gjithashtu keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.







