KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike

  • Lajme
  • December 22, 2025

KESCO ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në uljen e konsumit të energjisë elektrike, duke theksuar rëndësinë e kursimit, veçanërisht gjatë orëve me ngarkesë të lartë të sistemit.

Sipas njoftimeve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), sistemi elektroenergjetik po përballet me presione të shtuar gjatë orëve të pikut: 09:00–12:00, 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00. Këto ngarkesa janë pasojë e rritjes së konsumit dhe kërkojnë bashkëpunimin e konsumatorëve për ruajtjen e stabilitetit të furnizimit.

“Masa të thjeshta, të ndërmarra nga secili prej nesh, mund të kenë efekt të madh në sistemin elektroenergjetik, duke kontribuar në stabilitet më të mirë për të gjithë”, njofton KESCO. Kompania shton se përdorimi më i kujdesshëm i energjisë ndikon edhe në uljen e faturave të energjisë, sidomos gjatë periudhës së dimrit kur rritet nevoja për ngrohje.

KESCO rekomandon konsumatorët që gjatë orëve të pikut të:

  • shmangin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë (p.sh. kaldaja elektrike, kondicioner, bojler, lavatriçe dhe tharëse rrobash);
  • të mos ndezin disa pajisje njëkohësisht, por t’i përdorin me radhë;
  • të zhvendosin aktivitetet shtëpiake që konsumojnë më shumë energji jashtë orareve të pikut;
  • të mbajnë ngrohjen stabile dhe të moderuar, pa e rritur temperaturën në maksimum;
  • të fikin dritat e panevojshme dhe të shmangin konsumimin e energjisë nga pajisjet në standby.

Menaxhimi i kujdesshëm i konsumit gjatë orëve të pikut ndihmon funksionimin normal të sistemit dhe parandalon ngarkesa shtesë që mund të kërcënojnë furnizimin. Çdo kursim, edhe i vogël, kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm të rrjetit për të gjithë përdoruesit. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës