Një përplasje trafiku e regjistruar pasditen e sotme në rajonin e Pejës ka rezultuar me disa persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ozdrim dhe ka përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20, ndërsa si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal”, deklaroi Gashi.







