Teknologjia ndryshon shpejt. Por pas çdo inovacioni që transformon tregjet, qëndrojnë njerëz qëe kuptojnë më thellë lidhjen mes njeriut dhe numrave, kreativitetit dhe strategjisë.
Këtë 6 nëntor,AllWeb sjell në Tiranë dy figura që mishërojnë këtë lidhje: Kaido Kukk, arkitekti i financaveinteligjente në Iute Group, dhe Anja Nikolovska, zëri krijues që udhëheq komunikimin strategjiknë Pikasa Analytics. Dy botë të ndryshme, por që flasin të njëjtën gjuhë: gjuhën e inovacionit.
Kaido Kukk – Njeriu që solli revolucionin “Bli tani, paguaj më vonë” në Ballkan
Nëse sot blerjet me këste janë kaq të thjeshta, menjëherë dhe pa shumë letra, pas këtijtransformimi qëndron vizioni i një lideri që e kupton thellësisht se komoditeti digjital është valuta e së ardhmes. Prej katër vitesh, Kaido Kukk drejton programin e kredive për tregtarë nëIute Group, një nga fintech-et më të suksesshme në Evropën Lindore. Ai ka udhëhequr me sukses zgjerimin e modelit “Buy Now, Pay Later” (BNPL) në katër tregje të rëndësishme,Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Bullgari dhe Moldavi, duke lidhur Iute Group me mijëra partnerë tregtarë dhe duke i dhënë mundësinë mbi 130 mijë konsumatorëve çdo vit të blejnë me lehtësi,përmes pagesave fleksibël. Por më shumë se shifra, është ndryshimi i përvojës që e bën punën e Kaidos unike. Ai ka drejtuar tranzicionin e Iute Group drejt një ekosistemi plotësisht digjital, nga nënshkrimet pa letër, tek vetëshërbimi në dyqane dhe blerjet online që mbarojnë në pak sekonda.“Digitalizimi nuk është vetëm teknologji, është besim. Dhe besimi fitohet duke e bërë jetën enjerëzve më të lehtë,” thotë Kaido. Rezultati? Një treg që beson te pagesat inteligjente, një model që po rritet çdo ditë, dhe një frymë që e sheh të ardhmen si një kombinim të thjeshtësisë dhe inovacionit.
Biletat janë të disponueshme online: allweb.digital
Anja Nikolovska – Aty ku të dhënat marrin frymë krijimtarie
Në një epokë ku çdo vendim udhëhiqet nga të dhënat, Anja Nikolovska është zëri që kujton sepas çdo grafiku qëndron një histori njerëzore.Si Menaxhere Marketingu në Pikasa Analytics, ajo drejton strategjinë e komunikimit duke ndërthurur analizën, artin dhe emocionin. Me më shumë se një dekadë përvojë në industrinë e ITdhe software-it, Anja ka ndërtuar ura midis shifrave dhe njerëzve, duke i kthyer të dhënat e tha tanë mesazhe që frymëzojnë. Në Pikasa, ajo është motori që e bën markën të flasë me kuptim: jo vetëm përmes fushatave, por përmes historive që lidhen me realitetin e klientit. Për të, marketingu është shumë më tepër se promocion, është art i komunikimit me qëllim, ku çdo strategji shndërrohet në përvojë, dhe çdo analizë në emocion. Karriera e saj përfshin role udhëheqëse në kompani të mëdha teknologjike, fushata ndërkombëtare me ndikim dhe evente që kanë bashkuar komunitetin e inovatorëve në rajon. Ajo mishëron një filozofi të thjeshtë: “Nuk mjafton të kesh të dhëna. Duhet t’i kuptosh, t’i ndjesh dhe t’i tregosh.”









