Java e ardhshme në Kosovë do të nisë me mot të vranët dhe vende-vende me riga shiu, sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Nga e marta pritet stabilizim gradual i kushteve meteorologjike, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme parashihen edhe intervale me diell. Erërat do të fryjnë mesatare deri lokalisht të forta, kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja.
Në mëngjeset e ditëve të martë, mërkurë dhe enjte pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar.
Për detaje, të hënën moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu, me temperatura minimale 2-4 gradë Celsius dhe maksimalet 5-8 gradë Celsius.
Të martën parashikohet mot i vranët me intervale me diell, me temperatura minimale nga -2 deri 0 gradë Celsius dhe maksimalet 7-10 gradë Celsius. Edhe të mërkurën pritet mot i njëjtë, me minimale -1 deri 1 gradë Celsius dhe maksimalet 9-12 gradë Celsius.
Të enjten temperaturat do të bien pak, me minimale -1 deri 2 gradë Celsius dhe maksimalet 7-10 gradë Celsius. Të premten moti do të mbajë i vranët me intervale me diell, me minimale 1-4 gradë Celsius dhe maksimalet 7-9 gradë Celsius. /Gjurmuesi/







