Java Kundër Korrupsionit: OJQ-të kërkojnë hapa urgjentë nga institucionet

Java Kundër Korrupsionit 2025 ka nisur me një veprim të pazakontë nga tri organizata të shoqërisë civile, të cilat vendosën t’i mbyllin zyrat për një ditë si formë proteste ndaj gjendjes së institucioneve dhe mungesës së reformave.

Koalicioni i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) njoftoi se greva njëditore është përgjigje ndaj paralajmërimeve të vazhdueshme që, sipas tyre, janë neglizhuar nga institucionet e vendit.

Gjatë konferencës, hulumtuesja e lartë ligjore e IKD-së, Arrita Rezniqi, tha se ky vendim përfaqëson një mesazh të drejtpërdrejtë kundër praktikave që po e dëmtojnë funksionimin e shtetit.

“Sot, ne kemi vendosur ta nisim këtë javë me një veprim simbolik, të cilin e keni parë edhe para ndërtesës, ku baneri i shpalosur njofton për mbajtjen e grevës njëditore, si formë proteste kundër korrupsionit dhe kundër politikave që po e paralizojnë funksionimin e shtetit. Vendosëm të hyjmë në grevë sepse si organizata të shoqërisë civile në vazhdimësi kemi reaguar ndaj shkeljeve të ligjit, kapjes së institucioneve, stagnimit të reformave dhe kemi bërë thirrje për domosdoshmëri të luftës kundër korrupsionit. Kjo vazhdimësi e jona kemi paralajmëruar për fenomenet që sot janë bërë sistemike, por përkundër angazhimit tonë, analizave konkrete dhe rekomandimeve të ofruara, nuk ka pasur fatkeqësisht reagim nga institucionet shtetërore, nuk ka pasur reflektim dhe nuk ka pasur angazhim konkret në adresimin e këtyre çështjeve”, tha ajo.

Rezniqi paraqiti listën e problemeve që, sipas saj, dëshmojnë gjendjen e rënduar në institucione. Ajo potencoi mungesën e reformave dhe ngecjet që e rrezikojnë funksionimin e sistemit të drejtësisë.

“Mungesa e reformës së plotë në drejtësi, mos fillimi i vettingut në drejtësi, korporatizimi në sistemin prokurorial, ligjet kundër-kushtetuese, mungesa e Strategjisë kundër Korrupsionit, pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-ja, mungesa e dialogut social, sulmet ndaj gazetarëve, shoqërisë civile, institucioneve të drejtësisë, e bllokimi i fondeve të planit të rritjes së BE-së, janë vetëm disa prej ngjarjeve dhe problemeve që në vazhdimësi po e dëmtojnë jetën e qytetarëve, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe besimin në demokraci”, tha ajo.

Ajo shtoi se greva nuk është vetëm simbolike, por një thirrje e qartë për veprim të menjëhershëm, duke kërkuar që institucionet të marrin përgjegjësitë e tyre.

“Për këto arsye, ndër të tjera, ne e kemi vlerësuar të nevojshme që sot të japim një mesazh të fortë dhe të qartë se vendi jonë ka nevojë për veprime konkrete, për përgjegjësi dhe institucione funksionale dhe mbi të gjitha ka nevojë për sundim të ligjit, e jo për inkurajim të korrupsionit. Ky veprim yni sot është thirrje për të gjitha institucionet e shtetit, për respektim të mandatit kushtetues, përgjegjësisë publike dhe detyrimit për të garantuar integritet, transparencë dhe funksionim demokratik”, tha ajo. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës