Ish-ushtari i UÇK-së, Gjelosh Krasniqi, është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata e Beogradit, sipas njoftimit të bërë publik nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
Vendimi i kësaj gjykate bazohet në pretendimet për vrasjen e tre civilëve dhe plagosjen e një tjetri, të gjithë të nacionalitetit serb, më 19 qershor 1999 në Bellopojë, afër Pejës.
Sipas Fondi për të Drejtën Humanitare, Krasniqi është dënuar në një proces gjyqësor të zhvilluar në mungesë.







