Autoritetet irlandeze të mbikëqyrjes së medias kanë njoftuar se do të fillojnë një hetim mbi platformën sociale X të Elon Musk, për të vlerësuar nëse përdoruesit mund të ankohen mbi vendimet e moderimit të përmbajtjes. Hetimi do të shqyrtojë nëse njerëzit informohen për rezultatet e raporteve të tyre dhe nëse ekziston një mekanizëm i qasshëm për trajtimin e ankesave.
Rregullatori ka shprehur shqetësim se X mund të mos respektojë Aktin e Shërbimeve Digjitale të Bashkimit Evropian, i cili kërkon që përdoruesit të kenë qasje në një sistem efektiv të brendshëm për paraqitjen e ankesave dhe për apelimin e vendimeve të platformës. Në rast të shkeljes së rregullave, gjoba mund të arrijë deri në 6% të xhiros së kompanisë.
Gjithashtu, platforma mund të negociojë një marrëveshje me autoritetin irlandez për të adresuar çdo problem të pajtueshmërisë. Ky hetim nuk është i pari: më parë, Coimisiún na Meán ka shqyrtuar masat e platformës për mbrojtjen e fëmijëve dhe raportimin e përmbajtjes së paligjshme.
Në vitin 2024, hetime të ngjashme u fokusuan te qasja e përdoruesve për raportim dhe ekzistenca e një pikë kontakti të qartë për ankesa. Në vitin e kaluar, Komisioni Evropian gjeti X në shkelje të disa dispozitave të DSA-së, duke përfshirë reklamimin digjital, qasjen në të dhëna dhe përdorimin e “modeleve të errëta” për të ndikuar në sjelljen e përdoruesve pa pëlqimin e tyre. /Gjurmuesi/








