Inaugurohet akseleratori milionësh në QKUK, Kurti: Onkologjia model për Kosovën dhe rajonin

Në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është përuruar akseleratori më i ri me vlerë 1.6 milion euro, i cili ofron mundësi për trajtim me saktësi të lartë të tumorëve pa dëmtuar indet përreth. Ky investim konsiderohet një hap i madh drejt përmirësimit të trajtimit të pacientëve dhe kushteve për stafin mjekësor.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, vlerësuan transformimin e Klinikës, duke e cilësuar si shembull jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin. “Klinika e Onkologjisë ka përjetuar një transformim rrënjësor gjatë këtij mandati, duke përmirësuar jashtëzakonisht trajtimin e pacientëve dhe kushtet për mjekët dhe infermierët. Numri i shtretërve është dyfishuar, nga 45 në 110, ndërsa investimi në bunker me hapësira përcjellëse, me vlerë 2.7 milion euro, u përfundua në vetëm pesë muaj,” tha Kurti, duke përmendur gjithashtu akseleratorin me sistemin e avancuar SIRAG.

Ai theksoi edhe rritjen e buxhetit për barnat esenciale për pacientët me sëmundje malinje, i cili ka shkuar nga 8 milion euro në vitin 2019 në 19 milion euro aktualisht.

Ministri Vitia shtoi se ky është akseleratori i tretë në klinikë, duke mundësuar që pacientët të marrin shërbime në institucionet publike pa u detyruar të shkojnë jashtë vendit. “Ky akselerator modern do t’u shërbejë qytetarëve për trajtimin me rrezet X pa asnjë listë pritjeje. Ky është një dhuratë për fundvit për klinikën dhe pacientët. Do të vazhdojmë investimet në mënyrë që të gjitha shërbimet shëndetësore të jenë të disponueshme brenda institucioneve publike,” u shpreh Vitia. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Onkologët paralajmërojnë për ngarkesë në sistemin shëndetësor dhe specialistë të papunësuar
  • March 10, 2026

Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e shërbimeve onkologjike në vend, duke theksuar se sistemi shëndetësor po përballet me sfida serioze përballë rritjes së vazhdueshme…

Vazhdo lëximin...
Studimi i ri sfidon teorinë tradicionale për Alzheimerin
  • March 9, 2026

Për shumë vite është menduar se sëmundja e Alzheimerit fillon drejtpërdrejt në tru, por kërkimet e fundit po hedhin dyshime mbi këtë teori. Një studim i ri sugjeron se procesi…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës