Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë ditëve të fundit disa zona të vendit kanë regjistruar rritje të ndotësve në ajër.
Sipas IHMK-së, ulja e temperaturave ka rritur përdorimin e ngrohjes, duke sjellë kështu rritje të emetimeve ndotëse. “Ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër”, thuhet në njoftim.
Instituti thekson gjithashtu se prania e mjegullës së dendur, lagështia e lartë, mungesa e erërave dhe inversioni termik kanë favorizuar grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës. “Në anën tjetër përkeqësimin e cilësisë së ajrit e ka afektuar prania mjegullës së dendur ditëve të fundit, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe inversioni termik duke krijuar kushte që favorizojnë grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës”.
Instituti i bën thirrje qytetarëve të ndjeshëm të kufizojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm. /Gjurmuesi/







