Vedat Muriqi shkëlqeu edhe një herë në La Liga, duke siguruar fitoren e Mallorcas ndaj Athletic Bilbaos me një performancë të jashtëzakonshme.
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tretë nga penalltia në minutën e 69-të, duke kompletuar “hat-trickun” e tij në këtë ndeshje dramatike që përfundoi 3:2.
Ky gol shënon numrin 14 për Muriqin në këtë edicion të La Ligës dhe të 48-in në total për klubin e Mallorcas në elitën e futbollit spanjoll. Ai i është afruar rekordeve historike të klubit, duke pasur vetëm shtatë gola larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Mallorcas në histori.








