I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Kaçanik, ku një i ri ka mbetur i plagosur pasi është sulmuar me thikë. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar një të dyshuar të mitur lidhur me rastin.

Sipas autoriteteve, i lënduari është transportuar fillimisht në emergjencën lokale për trajtim mjekësor dhe më pas është dërguar në institucione të tjera shëndetësore për trajtim më të specializuar.

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik.

Policia ka bërë të ditur se viktimë është SH.K, rreth 21 vjeç.

Nga informatat e para të policisë dhe veprimet hetimore në terren është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fillim të bulevardit “Ismajl Raka”, tek ura e qytetit në Kaçanik, ku viktima dyshohet se është sulmuar dhe therur me thikë nga një person i dyshuar, J.SH., 17 vjeç.

Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Kaçanikut, më pas është transferuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për trajtim të mëtejshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Nga ana tjetër, 17-vjeçari, rreth orës 23:50 të së hënës është arrestuar nga policia dhe në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa hetuesit policorë vazhdojnë hetimet dhe grumbullimin e informatave edhe për persona të tjerë të implikuar në këtë rast.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës