Bashkimi Evropian ka parashikuar një mekanizëm që mund të rivendosë kërkesën për vizë për shtetasit e vendeve të treta në situata të veçanta.
Sipas Këshillit Federal, këto masa mund të aktivizohen kur shfaqen rreziqe ndaj rendit dhe sigurisë publike, tejkalohen pragjet e migrimit, ose ndodhin shkelje të të drejtave të njeriut.
Më konkretisht, përjashtimi nga viza, që zakonisht i jepet një vendi të tretë, mund të pezullohet nëse vërehet një rritje prej 30% në numrin e qytetarëve të këtij vendi që jetojnë ilegalisht në zonën e Schengen-it, ose atyre të cilëve u është refuzuar hyrja.
Gjithashtu, mekanizmi mund të aplikohet edhe në rast të një rritjeje të konsiderueshme të kërkesave për azil nga shtetasit e vendit të tretë. /Gjurmuesi/







