Gjatë vizitës së tij në Uashington, ish-kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj zhvilloi një takim me kryeparlamentarin e Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, ku u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në postimin e tij në Facebook, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e njohjes dhe fuqizimit të marrëdhënieve diplomatike, duke i cilësuar ato si prioritet kryesor për popujt dhe shtetet e Kosovës dhe Ukrainës.
”Njohja dhe fuqizimi i lidhjeve diplomatike qëndrojnë prioritet kryesor për popujt dhe shtetet tona”, ka shkruar ai.
Deputeti i zgjedhur i PDK-së ndodhet në Uashington D.C prej disa ditësh, ku ka zhvilluar takime me kongresistë amerikanë dhe zyrtarë evropianë pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë.
Më herët gjatë vizitës, Hoxhaj pati edhe një fjalim në Kongresin Amerikan, ku kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO.







