Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, ku u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme që ndikojnë në zhvillimin institucional dhe demokratik të vendit.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.
Gjatë bashkëbisedimit, thuhet se ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.
“Kryetarja Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, shkroi Kuvendi i Kosovës përmes një postimi në Facebook.






