Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar mandatarin për kryeministër, Glauk Konjufca, se po kërkon mbështetje pa prezantuar një program konkret qeverisës.
Haradinaj tha se Konjufca nuk ka bërë premtime për periudhën pas vitit 2026 dhe nuk ka dhënë sqarime për masat kundër korrupsionit, duke lënë pa adresuar çështje kyçe për vendin.
Ai kritikoi gjithashtu emrat e propozuar për kabinetin qeveritar, duke aluduar se ekziston një “komplot” që synon organizimin e zgjedhjeve më 28 dhjetor. /Gjurmuesi/







