Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është hapur konkursi për rekrutimin e anesteziologëve të rinj në institucionet publike shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se 25 specialistë të anestezisë do të kenë mundësinë të punësohen së shpejti.
Kjo shpallje ishte paralajmëruar më parë, ndërsa në një mbledhje të bordit gjatë muajit janar u theksua se konkursi do të hapet sapo të regjistrohet një numër më i madh i kandidatëve të kualifikuar.








