Guerot: Kosova po i tërheq kompanitë franceze

Kosova po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion me potencial për investime të huaja, veçanërisht nga Franca. Kjo u theksua gjatë shënimit të Ditës Franceze të Biznesit, një ngjarje që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e lidhjeve të reja mes bizneseve dhe institucioneve të të dy vendeve.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, deklaroi se interesimi i kompanive franceze për tregun kosovar është në rritje, duke vlerësuar organizimin e kësaj ngjarjeje si një hap të qëlluar dhe me perspektivë të qartë suksesi.

“Dy gjëra i vërejmë shumë qartë. Së pari, kjo ide, pavarësisht prej rreziqeve të veta, ishte zgjedhja e duhur. Së dyti, mund të themi se Kosova i tërheq kompanitë franceze”, tha Gueroti.

Ai falënderoi kompanitë franceze që kanë vendosur të vizitojnë Kosovën, veçanërisht ato që po e bëjnë këtë për herë të parë, duke vlerësuar guximin e tyre për të investuar në një treg të ri.

“Dua t’ju them diçka të thjeshtë. Faleminderit që pranuat të bëni këtë bast, sepse ka shumë për t’u zbuluar në Kosovë, një vend shumë i ri, me shumë energji dhe me një shpirt të fortë ndërmarrësie”, u shpreh ambasadori.

Guerot theksoi gjithashtu se përfaqësuesit e kompanive franceze që kanë qëndruar në Prishtinë kanë pasur mundësinë të shohin nga afër transformimin e Kosovës, duke përmendur zhvillimin e vazhdueshëm, ndërtimet, modernizimin dhe investimet që po realizohen.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, tha se kjo ngjarje është rezultat i një angazhimi disamujore dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Francës.

“Sot është më shumë se një konferencë. Sot është lansimi i një platforme për bashkëpunim, dialog dhe partneritet në mes të bizneseve franceze dhe hisedarëve përkatës”, tha Ujkani.

Dita e Biznesit Francez ka për qëllim krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve, si dhe promovimin e Kosovës si një destinacion atraktiv për investime të huaja.

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës