Një grabitje e shpejtë dhe e planifikuar mirë ka tronditur muzeun e Luvrit në Paris, ku hajdutët vodhën pjesë të koleksionit të bizhuterive të Napoleonit. Tre burra të maskuar hynë dhe dolën nga muzeu brenda vetëm shtatë minutash, duke përdorur një platformë hidraulike për të arritur në Galerinë Apollo.
Nga kjo vjedhje u morën nëntë objekte, përfshirë një gjerdan, një karficë dhe një kurorë, ndërsa diamanti i famshëm “Régent” mbeti i paprekur. Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, e ka quajtur incidentin një “grabitje të madhe”.

Muzeu i Luvrit, që strehoi mbi 33,000 vepra arti të famshme, duke përfshirë Mona Lisën të Leonardo da Vinçit, skulptura dhe antikitete nga Mesopotamia, Egjipti dhe Evropa, mbetet i mbyllur përkohësisht për hetime dhe vlerësimin e dëmeve. /Gjurmuesi/







