Gashi: Prania e trupave amerikane në Kosovë është faktor stabiliteti dhe sigurie

Debati për praninë e trupave amerikane në Kosovë ka rikthyer vëmendjen pas raportimeve për një rishikim të mundshëm të vendosjes së forcave ushtarake të SHBA-së në nivel global. Megjithatë, sipas ish-atasheut të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi, aktualisht nuk ekziston asnjë vendim për tërheqjen e tyre nga misioni paqeruajtës në Kosovë.

Ai ka vlerësuar si shumë të rëndësishme edhe reagimin e një grupi kongresistësh dhe senatorësh amerikanë, të cilët i kanë dërguar një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke shprehur shqetësimin për raportimet se administrata e presidentit Donald Trump mund të reduktojë praninë e trupave amerikane në kuadër të KFOR-it.

Ish-atasheu i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi, ka vlerësuar lartë letrën e drejtuar, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, nga një grup kongresistësh dhe senatorësh amerikanë për shqetësimin e tyre lidhur me raportimet se administrata e presidentit Donald Trump mund të reduktojë praninë e trupave amerikane në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Gashi u shpreh se lajmi i mirë është se nuk ka vendim për tërheqje të forcave amerikane nga KFOR-i.

“Lajmi i mirë që duhet të jetë i qartë për të gjithë ne në Kosovë, por edhe në rajon është që nuk ka asnjë vendim për tërheqjen e forcave amerikane nga Ballkani apo nga KFOR-i dhe kjo besoj që është e rëndësishme të dihet. Nuk do të thotë që nuk ka pasur diskutime dhe kjo letër është fat i mirë që është një letër e tillë e dërguar nga një grup i ligjvënësve ndërpartiak që tregon edhe njëherë mbështetjen që kemi nga Kongresi dhe Senati për Kosovën dhe miqësinë e kahershme me ta. Gjatë muajit shkurt patën dalë disa raporte në mediume globale për këtë mundësi të rialokimit të trupave amerikane në nivel global dhe është normale që çdo qeveri amerikane të bëjë shqyrtimin e pozicionimit të trupave amerikane në nivel global” tha Gashi.

Gashi, mes tjerash, u shpreh se prezenca e ushtrisë amerikane edhe në kuadër të KFOR-it është ndihmon në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovë dhe kjo prezencë në Kosovë është një faktor stabilizues për rajonin dhe parandalues.

“Në këto raport është përmendur mundësia që gjatë rialokimit të trupave amerikane dhe duke ditur konfliktin në Iran, luftën në Gaza natyrisht që bëhet një rishikim i vendosjes së trupave amerikane dhe në raportin e shkurtit është përmendur edhe mundësia e zvogëlimit të trupave nga NATO por edhe nga KFOR-i në Kosovë. Kjo mendoj se ka qenë një nxitje por gjithsesi ne duhet të jemi mirënjohës që mund t’i paraprijë një zvogëlimi të mundshëm të trupave. Impakti është i madh pasi këta janë ligjvënës nga dy parti dhe impakti i sekretarit të shtetit është i madh dhe nuk janë pretendime vetëm mediale por janë raporte të vërteta për atë edhe ky grup i ligjvënësve për fat të mirë vazhdojmë të kemi mbështetjen amerikane. Prezenca e ushtrisë amerikane edhe në kuadër të KFOR-it është ndihmon në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovë dhe kjo prezencë në Kosovë është një faktor stabilizues për rajonin dhe parandalues”, u shpreh Gashi.

Të ngjashme:

Kurti pret nesër në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen
  • March 13, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë nesër një takim me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen. Takimi vjen në kuadër të angazhimeve…

Vazhdo lëximin...
Pastrohet deponia ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”, paralajmërohen kamera dhe gjoba për ndotësit
  • March 13, 2026

Autoritetet komunale në Prishtinë kanë ndërmarrë veprime për largimin e mbeturinave të hedhura në mënyrë të paligjshme në disa zona të qytetit. Një aksion i tillë është realizuar së fundmi…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Gashi: Prania e trupave amerikane në Kosovë është faktor stabiliteti dhe sigurie

  • March 13, 2026
Gashi: Prania e trupave amerikane në Kosovë është faktor stabiliteti dhe sigurie

Kurti pret nesër në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen

  • March 13, 2026
Kurti pret nesër në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen

Pastrohet deponia ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”, paralajmërohen kamera dhe gjoba për ndotësit

  • March 13, 2026
Pastrohet deponia ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”, paralajmërohen kamera dhe gjoba për ndotësit

Një pjesë e Ferizajit mbetet pa rrymë, KEDS-i del me njoftim

  • March 13, 2026
Një pjesë e Ferizajit mbetet pa rrymë, KEDS-i del me njoftim

ShBA-ja pritet të dërgojë 2,200 marinsa dhe tri anije luftarake në Lindjen e Mesme

  • March 13, 2026
ShBA-ja pritet të dërgojë 2,200 marinsa dhe tri anije luftarake në Lindjen e Mesme

Arrestohet punëtori teknik i shkollës në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare

  • March 13, 2026
Arrestohet punëtori teknik i shkollës në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare