Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e plotë të votave në komunën e Kaçanikut.
Sipas rezultateve zyrtare, Sabedin Vishi nga Partia Demokratike e Kosovës është shpallur fitues, duke siguruar shumicën e votave.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, ka marrë 48,14% të votave, por kjo nuk ka mjaftuar për të fituar ndaj Vishit.
Ky rezultat vendos Vishin në krye të komunës së Kaçanikut për mandatin e ardhshëm. /Gjurmuesi/








