Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, institucionet dhe organizatat në vend po shënojnë këtë datë me mesazhe urimi dhe reflektimi për rrugëtimin e shtetit.
Federata e Futbollit të Kosovës ka përkujtuar këtë përvjetor përmes një postimi në faqen e saj zyrtare.
Në mesazhin e publikuar, FFK ka theksuar rëndësinë e sakrificës dhe kontributit ndër vite për arritjen e lirisë dhe shtetësisë.
“Sot kujtojmë me nderim rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetësisë dhe të gjithë ata që u flijuan dhe kontribuuan ndër dekada që ne sot të jetojmë në Kosovën e lirë e të pavarur. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar FFK-ja.








