Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani, fitojnë 600 mijë euro

Një çift nga Britania e Madhe është bërë fitues i mbi 600 mijë eurove në “EuroMillions”, falë këmbënguljes së vajzës së tyre trevjeçare që kërkonte ëmbëlsira gjatë rrugës për në shtëpi.

Valdet Bujupi, 44 vjeç, me prejardhje nga Kosova, tregoi se nuk do ta kishte blerë biletën nëse vajza e tij nuk do ta kishte lutur disa herë që të ndalnin në market. “Pas herës së tretë që më tha ‘babi, dua ëmbëlsira’, u ndala. Dhe ajo doli të ishte dita jonë me fat”, u shpreh ai me humor, duke shtuar se “vajza tani nga princeshë është bërë Mbretëreshë e shtëpisë”.

Bujupi kishte luajtur një biletë “Lucky Dip” në shortin e 5 shtatorit, ku qëlloi pesë numra kryesorë dhe një ‘Lucky Star’. Lajmin e mirë e mori bashkëshortja e tij, Abbey Bujupi, 40 vjeçe, e cila tregon se në momentin e telefonatës ishte duke pastruar banjën.
“Valdeti më tha: ‘Rezervo Nju Jorkun, e fitova lotarinë’. Nuk mund ta besoja,” rrëfen ajo.

Çifti kishte qenë duke kursyer për një udhëtim në Nju Jork që nga Krishtlindjet e kaluara, por gjithmonë diçka ua kishte prishur planet. “Tani gjëja që na është ‘prishur’ është bilanci bankar – për mirë këtë herë,” tha me humor Abbey.

Kur i treguan lajmin djalit 12-vjeçar, ai mendoi se po bënin shaka, derisa babai i tregoi fitoren në aplikacionin e lotarisë.

Përveç pushimeve të ëndrrave, Valdeti tha se planifikon të bëjë një dhuratë të madhe për nënën e tij në Kosovë, për t’ia lehtësuar vitet e pleqërisë.
“Mundësia për ta ndihmuar nënën time të jetojë në qetësi është diçka që më gëzon më shumë se çdo gjë tjetër,” theksoi ai.

Çifti po mendon gjithashtu të ndërrojë shtëpinë dhe të sigurojë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Kjo është libraria ku mund të flesh mes librave
  • March 10, 2026

Pranë katedrales së famshme Notre-Dame në Paris ndodhet një nga libraritë më të njohura dhe më të veçanta në botë, Shakespeare and Company. Ky vend nuk është vetëm një hapësirë…

Vazhdo lëximin...
Meteorit bie mbi një shtëpi në Gjermani, shpoi çatinë
  • March 9, 2026

Banorët në disa rajone të Gjermanisë perëndimore u bënë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë në qiell, kur një objekt i ndritshëm kaloi me shpejtësi të madhe duke lënë pas…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës