“Elektrosever” nuk paralajmëron rritje të çmimit të rrymës në komunat veriore

Ndërkohë që në shumicën e komunave të Kosovës po diskutohet një rritje e re e çmimit të energjisë elektrike nga kjo pranverë, situata paraqitet ndryshe në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit. Banorët e këtyre zonave nuk pritet të përballen me shtrenjtim të rrymës as gjatë këtij viti.

Në reagimin e saj të parë publik që nga licencimi në vitin 2022, kompania Elektrosever ka bërë të ditur se nuk planifikon ndryshime në tarifat aktuale të energjisë elektrike.

“Kompania Elektrosever nuk planifikon të rrisë çmimet e energjisë elektrike për momentin. Ne monitorojmë me kujdes dhe vazhdimisht situatën në treg dhe marrim në konsideratë të gjithë faktorët përkatës që ndikojnë në formimin e çmimeve”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Elektrosever është furnizuesi i licencuar për Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviqin dhe Zubin Potokun, ndërsa tarifat që aplikon aktualisht janë nga 12 deri në 22 për qind më të ulëta krahasuar me ato të Furnizuesit të Shërbimit Universal, përkatësisht KESCO-s.

Në rast se Zyra e Rregullatorit për Energji do të miratonte propozimin e KESCO-s për rritje të çmimit prej 21.3 për qind, ky dallim mes tarifave do të thellohej edhe më shumë.

Në një skenar hipotetik, nëse rritja e propozuar do të hynte në fuqi, për konsum mujor nën 800 kilovatë orë, tarifat e Elektroseverit do të ishin rreth 48 për qind më të ulëta.

Ndërkohë, për konsumin mbi 800 kilovatë orë, dallimi do të ishte 36 për qind për tarifën e lartë (ditore) dhe 47 për qind për tarifën e ulët (të natës).

Edhe pse Elektrosever operon jashtë tregut të rregulluar të energjisë, Zyra e Rregullatorit për Energji nuk ka kthyer përgjigje lidhur me pyetjet për këto dallime të theksuara në tarifa brenda territorit të Kosovës.

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës