Sot, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë po marrin pjesë në një ecje përkujtimore në nder të Mujë Krasniqit dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së, që ranë heroikisht në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri, në Pashtrik, në dhjetor të vitit 1998.
Pjesëmarrësit po ndjekin shtigjet historike ku ndodhën momentet e rënies së heronjve, duke përkujtuar sakrificën dhe qëndresën e tyre për lirinë e Kosovës. Kjo iniciativë synon të ruajë kujtesën historike, të nderojë të rënët dhe të përcjellë mesazhin e lirisë te brezat e rinj.
Mujë Krasniqi njihet si një nga figurat më të shquara të UÇK-së në Dukagjin, dhe rënia e tij më 14 dhjetor 1998 mbetet simbol i sakrificës dhe guximit në luftën për liri. /Gjurmuesi/







