Një sulm me armë zjarri ka tronditur Universitetin Brown në Providence, SHBA, ku dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur.
Sipas kryebashkiakut të Providence, Brett Smiley, të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë, por stabile, ndërsa sulmuesi mbetet ende në arrati. Policia njoftoi se incidenti ndodhi brenda një ndërtese ku zhvillohen mësime të inxhinierisë dhe fizikës, që përmban klasa dhe laboratorë, ndërsa motivet e tij nuk janë ende të qarta.
Të gjitha viktimat janë studentë dhe sulmi ndodhi gjatë provimeve të fundvitit. Mbi 400 oficerë, përfshirë agjentë të FBI-së, po punojnë për të kapur të dyshuarin. Një video e publikuar nga policia tregon një person të veshur me të zeza që largohet nga kampusi në këmbë, me fytyrën e paqartë.
Universiteti Brown është një institucion privat në kryeqytetin e Rode Ijllënd, qytet me rreth 200,000 banorë. Rastet e dhunës me armë janë të shpeshta në SHBA, duke përfshirë shkolla, vende pune dhe ngjarje publike, ndërsa ligjet për armët kanë mbetur të lehta për t’u shmangur, pavarësisht reagimeve të forta publike. /Gjurmuesi/







