Derbi i famshëm argjentinas mes Boca Juniors dhe River Plate, i zhvilluar të dielën më 9 nëntor në stadiumin legjendar “La Bombonera”, kishte këtë herë një mysafire të veçantë në tribuna – superyllin e muzikës pop, Dua Lipa.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila ndodhet në turneun e saj botëror “Radical Optimism”, u pa duke shijuar atmosferën unike të derbit më të madh në Amerikën e Jugut. Para ndeshjes, ajo u fotografua me fanellën e River Plate, duke treguar mbështetjen e saj për këtë skuadër.
Megjithatë, ishte Boca Juniors ajo që doli fituese në përballjen e shumëpritur, duke triumfuar 2–0 falë golave të Zeballos dhe Merentiel. /Gjurmuesi/








