Droni “Skifteri K1” ka përfunduar testimet e fundit dhe rezulton i gatshëm për përdorim, duke treguar kapacitetet e tij të larta operacionale.
Këtë e ka bërë të ditur Ridvan Aliu, prodhuesi i njohur i dronëve kosovarë, i cili ka publikuar një video në Facebook ku droni godet saktë pikën e synuar.
Sipas Aliut, “Skifteri K1” ka një kohë fluturimi prej 7 orësh e 12 minutash, mund të mbulojë distanca mbi 1 mijë kilometra dhe të bartë një peshë deri në 42 kilogramë.







