Në Zubin Potok, një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit është dëmtuar nga persona të panjohur që kanë përdorur mjete të forta. Ngjarja është raportuar sot, duke shkaktuar një dëmtim me vlerë të konsiderueshme.
Shefi i Operativës Rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, ka konfirmuar se sipas punëkryesit, dëmi arrin vlerën 3,000–4,000 euro. Më 25 nëntor 2025, rreth orës 12:15, punëkryesi raportoi se cerada-najlloni e vendosur në Bajpas kishte pësuar dëmtime.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë kryer vendshikimin, dhe rasti është njoftuar tek prokurori i Shtetit. Ngjarja është regjistruar si “Asgjësim ose dëmtim i pasurisë” dhe mbetet nën hetime. /Gjurmuesi/







