Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegjësia bie mbi LVV-në

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se PDK do të respektojë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Ajo theksoi se kjo parti ka qenë gjithmonë në përputhje me vendimet e kësaj gjykate, si në kohën kur ka qenë në pushtet ashtu edhe tani në opozitë.

Sipas saj, edhe pse ekspertët kushtetues të PDK-së e kanë vlerësuar si të drejtë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, partia do të presë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“PDK-ja në vazhdimësi edhe gjatë kohës sa ka qenë në pushtet edhe gjatë kohës që është në opozitë ka qenë në respektim të plotë të vendimeve të GJK. Natyrisht pritjet tona janë që të presim se cili do të jetë vendimi përfundimtar për çështje të cilat tashmë kanë kërkuar trajtim nga GJK. E dini që i kemi dhënë të drejtë dekretit të zonjës Osmani. Ekspertë të PDK-së që merren më çështje kushtetuese e kanë konsideruar si të drejtë. Faktin që brenda Kuvendit janë shterur të gjitha mundësit për të zgjedhur presidentin e vendit dhe se vendi po shkon, ne keto rrethana të krijuara, drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Me këtë vendim ndalohet çdo veprim nga presidentja dhe nga Kuvendi derisa masa të jetë në fuqi. Sipas vendimit të gjykatës, kjo masë ka për qëllim të parandalojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Kjo situatë erdhi pasi seanca e 5 marsit për zgjedhjen e presidentit u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit, pasi u braktis nga partitë opozitare. Një ditë më pas, presidentja Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe nisi konsultimet me partitë politike për caktimin e një date për zgjedhjet e parakohshme.

Deliu-Kodra tha se PDK nuk ka qenë e interesuar që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve, duke shtuar se partia e saj ka tentuar të kontribuojë për gjetjen e një zgjidhjeje politike që do ta shmangte këtë situatë.

Ajo fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për krizën politike që, sipas saj, po e çon vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Në rrethana normale, të një shumice parlamentare që sillet në raport me nevojat që i kanë qytetarët, në raport me mbështetjen qytetare të cilën e ka marrë, 51 për qind. E cila në radhë të parë është e interesuar për stabilitetin institucional të Kosovës. Për të mos u stagnuar vendi. Absolutisht as që do të duhej të vihej në diskutim çështja e zgjedhjeve. Ne nuk i kemi paraprirë një situatë të tillë. Bile nëse mund të them që PDK-ja gjatë gjithë kohës ka qenë jashtëzakonisht konstruktive, prej takimeve të para të zoti Hamza me zotin Kurti, janë bërë disa takime, për të diskutuar se si mund t’i evitojmë zgjedhjet. Dhe nëse vullnet politik të zotit Kurti për t’i evituar zgjedhjet, të cilat tashmë janë bërë barrë jo e lehtë për qytetarët”, ka shtuar Deliu-Kodra.

Të ngjashme:

Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik, flitet për mundësinë e rikthimit të Osmanit në LDK
  • March 12, 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar nisjen e një projekti të ri politik, duke bërë thirrje për bashkim më të gjerë qytetar dhe politik në vend.…

Vazhdo lëximin...
Parlamenti Evropian i kërkon Serbisë ndjekje penale të Milan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
  • March 12, 2026

Procesi i integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian po përballet me ngecje të dukshme, duke ngritur shqetësime në institucionet evropiane për standardet demokratike dhe respektimin e lirive themelore në vend.…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegjësia bie mbi LVV-në

  • March 12, 2026
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegjësia bie mbi LVV-në

Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik, flitet për mundësinë e rikthimit të Osmanit në LDK

  • March 12, 2026
Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik, flitet për mundësinë e rikthimit të Osmanit në LDK

Konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF në QKUK

  • March 12, 2026
Konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF në QKUK

Parlamenti Evropian i kërkon Serbisë ndjekje penale të Milan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

  • March 12, 2026
Parlamenti Evropian i kërkon Serbisë ndjekje penale të Milan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Arrestohet një burrë në Kenia, përpiqej të kontrabandonte mbi 2,000 milingona të gjalla në bagazh

  • March 12, 2026
Arrestohet një burrë në Kenia, përpiqej të kontrabandonte mbi 2,000 milingona të gjalla në bagazh

Trump: Irani mund të luajë në Botërorin 2026, por jo në kushte të sigurta

  • March 12, 2026
Trump: Irani mund të luajë në Botërorin 2026, por jo në kushte të sigurta