“Dashuri” e pazakontë: Trevjeçari fiksohet pas makinave të rrobave

  • Viral
  • February 18, 2026

Një histori e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale: një djalë trevjeçar që ka zhvilluar një pasion të jashtëzakonshëm për makinat larëse të rrobave. Në një moshë kur shumica e fëmijëve mahniten nga lodrat klasike, ai ka zgjedhur pajisjet shtëpiake si interesin e tij kryesor.

Teddy, nga Sunderland në Mbretërinë e Bashkuar, u bë viral pasi nëna e tij, Rachael, ndau në TikTok dashurinë e tij të veçantë për këto pajisje. Sipas saj, gjithçka nisi kur ai ishte rreth një vjeç dhe qëndronte ulur për rreth 40 minuta – aq sa zgjat një cikël larjeje – duke vëzhguar makinën në punë.

Ajo thekson se makinat larëse janë e vetmja gjë për të cilën ai ka qenë kaq i fiksuar ndonjëherë.

Më 15 shkurt, Rachael publikoi një përmbledhje fotografish në TikTok që tregonte hobin e pazakontë të djalit të saj. Fillimisht, ajo bëri shaka duke thënë se tani ai duhet të pëlqejë vetëm makinat dhe dinosaurët, por fotot pasuese zbuluan të vërtetën: Teddy kishte krijuar një koleksion lodrash të makinave larëse në ngjyra të ndryshme, së bashku me kosha të vegjël për rroba dhe detergjentë.

Në një nga imazhet ai shihet i veshur me uniformën e një dyqani të madh britanik të pajisjeve elektrike, Currys, që sipas nënës së tij është “vendi i tij i preferuar në botë”. Fotot e tjera e tregojnë duke u argëtuar me makinat, duke kontrolluar pajisje të vërteta në dyqan, si dhe një tortë me temë makine larëse në festën e tretë të ditëlindjes.

Postimi mori shpejt vëmendje të madhe, duke grumbulluar mbi 93 mijë pëlqime. Shumë prindër ndanë në komente histori të ngjashme për pasionet e veçanta të fëmijëve të tyre, ndërsa llogaria zyrtare e Currys reagoi duke e quajtur Teddy-n “një legjendë absolute”.

Një ditë më vonë, më 16 shkurt, Rachael publikoi një video të re ku e çon djalin në një vizitë në Currys – një udhëtim ëndrrash për të. Në pamje, ai vrapon me entuziazëm mes rafteve për të parë modelet e preferuara. Sipas saj, ai “nuk e kupton mjaftueshëm që ka bërë jehonë në internet”, por kur ajo i ka lexuar komentet, ai është gëzuar shumë prej tyre.

  • Të ngjashme:

    Shitën shtëpinë dhe nisën jetën në kamion me tre fëmijë: Pa borxhe dhe me aventura të reja
    • March 7, 2026

    Një familje nga Essex vendosi të ndryshojë plotësisht mënyrën e jetesës duke hequr dorë nga rutina e zakonshme dhe nga shtëpia e tyre për të nisur një aventurë të re.…

    Vazhdo lëximin...
    Ketri fajësohet për ndërprerjen e internetit në objektet qeveritare në qarkun e Ohios
    • March 4, 2026

    Ajo që fillimisht u mendua si një problem teknik i shkaktuar nga punime në terren, rezultoi të kishte një autor krejt të pazakontë. Një ndërprerje e rrjetit që la pa…

    Vazhdo lëximin...

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës