Cigaret elektronike po përdoren jashtë çdo kontrolli ligjor

  • Lajme
  • November 22, 2025

Mungesa e institucioneve funksionale ka lënë të pazgjidhur prej muajsh çështjen e rregullimit të shitjes dhe përdorimit të cigareve elektronike, një problem që po bëhet gjithnjë e më shqetësues sidomos për fëmijët dhe të rinjtë. Për shkak të ngecjes së plotësim-ndryshimeve në Ligjin Kundër Duhanit, produktet me nikotinë vazhdojnë të jenë lehtësisht të aksesueshme, madje edhe pranë shkollave, ku shiten pa kontroll.

Që nga vitit i kaluar, drafti me ndryshimet e reja, që përfshin edhe rregullimin e Vape-ve, ka mbetur i paadresuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Në këtë periudhë, ekspertët e shëndetit dhe organizatat e fushës kanë ngritur vazhdimisht alarmin, duke theksuar se mungesa e ligjit po u hap rrugë abuzimeve dhe qasjes së pakufizuar të fëmijëve në këto produkte — si në shitje fizike, ashtu edhe përmes reklamimit online.

Arben Lila, nga “Qendra për Avokim dhe Zhvillim” dhe pjesë e grupit që hartoi draftligjin, thekson se situata është alarmante. Ai tregon se pranë shumë shkollave cigaret elektronike shiten lirshëm, pa asnjë mbikëqyrje, duke vënë prindërit në një situatë të pasigurt. Sipas tij, ligji duhet miratuar urgjentisht dhe shitja e këtyre produkteve të kufizohet vetëm në dyqane të specializuara, larg qasjes së fëmijëve.

Në ndryshimet e propozuara parashihet edhe ndalimi i reklamimit online të Vape-ve, të cilat aktualisht promovohen gjerësisht në rrjete sociale përmes influencerëve, gjë që ekspertët e shohin si një rrezik serioz për të rinjtë.

Nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka përgjigje për mënyrën se si planifikohet të rregullohet përdorimi i cigareve elektronike në ligjin e ri.

Ndërkohë, shqetësimi për rrezikun nga produktet me nikotinë është ngritur edhe në nivel ndërkombëtar. Në Konferencën e 11-të të Palëve të Konventës Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje vendeve që t’i rregullojnë të gjitha produktet me nikotinë po aq rreptë sa duhanin tradicional — madje disa shtete i kanë ndaluar plotësisht. Ai kërkoi edhe zgjerimin e programeve për ndihmë në lënien e duhanit, duke përfshirë terapitë e miratuara dhe këshillimin profesional.

Në Kosovë, pulmologu Skender Baca paralajmëroi për pasojat e rënda që shkakton përdorimi i Vape-ve në organizëm. Ai shpjegoi se temperaturat e larta që çlirohen gjatë thithjes dëmtojnë qelizat e bronkeve, duke rritur rrezikun për kancer.

Rreziku është shumëfish më i madh te fëmijët. Sipas Bacës, organizmat e moshave të reja janë 10 deri në 20 herë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve. Për fëmijët alergjikë, përdorimi i cigareve elektronike e rrit deri në 92% rrezikun e zhvillimit të astmës.

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, cigaret elektronike me ngjyra, aroma dhe shije të ndryshme vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të përhapura te fëmijët, duke krijuar varësi të lartë dhe rrezik të madh shëndetësor. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës