Një propozim martese i pazakontë në mes të Times Square në New York ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe u bë viral në rrjetet sociale.
Parth Maniar nga India vendosi të surprizojë partneren e tij me një performancë të veçantë, duke interpretuar një koreografi mbi këngën e njohur “Pretty Woman” nga filmi i Shah Rukh Khan, Kal Ho Naa Ho. Energjia dhe entuziazmi i tij mahnitën spektatorët e shumtë që ishin prezent, ndërsa partnerja e tij u duk shumë e lumtur nga surpriza.
Videoja e ngjarjes u shoqërua me mbishkrimin: “Kur shokët bëhen valltarë, që ti të martohesh”, duke treguar edhe aspektin argëtues dhe të bashkëpunuar të propozimit. /Gjurmuesi/









