E ardhmja e Rodrygos mund të jetë një nga çështjet më të nxehta të merkatos së ardhshme verore. Interesimi konkret tashmë ka marrë formë zyrtare dhe drejtuesit e Real Madridit po shqyrtojnë me kujdes situatën.
Klubi spanjoll ka pranuar një ofertë prej 70 milionë eurosh për sulmuesin brazilian. Propozimi vjen nga Chelsea dhe përfshin 60 milionë euro fikse plus 10 milionë euro në formë bonusesh.
Real Madridi po analizon ofertën, duke marrë parasysh faktin se lojtari nuk po kalon periudhën më të mirë dhe konkurrenca në repartin ofensiv është shtuar ndjeshëm.
Nga ana tjetër, Chelsea e konsideron Rodrygon pjesë të rëndësishme të projektit të ri dhe është i gatshëm ta vendosë transferimin e tij si prioritet për verën e ardhshme.
Vendimi përfundimtar pritet të merret pas përfundimit të sezonit.








