Çfarë pritet të ndodhë me postin e presidentit në ditët në vijim

Edhe pse Kosova funksionon si demokraci parlamentare, posti i presidentit vazhdon të jetë një nga pozitat më të ndjeshme politikisht. Me afrimin e fundit të mandatit aktual dhe pa një Kuvend ende të konstituuar, skena politike po hyn në një fazë të pasigurt, ku kalkulimet rriten, ndërsa koha për vendimmarrje po shkon drejt fundit.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur hapur synimin për një mandat të dytë, por mbështetja politike për këtë qëllim mbetet e paqartë. Ndërkohë, afati kushtetues po afron dhe mungesa e një marrëveshjeje rrezikon ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Kosova aktualisht nuk ka ende një legjislaturë të re të Kuvendit, ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare dhe pritet certifikimi i tyre. Deputetët duhet të zgjedhin presidentin e ri deri më 4 mars; në të kundërtën, vendi përballet me krizë institucionale dhe zgjedhje të parakohshme.

Qëndrimet e partive politike

Për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka fituar mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, zgjedhja e presidentit renditet si prioritet i katërt. Kryetari i saj, Albin Kurti, ka pranuar se ka zhvilluar bisedime me Osmanin, por ka lënë të kuptohet se roli i opozitës do të jetë vendimtar.

Analisti politik Dritëro Arifi vlerëson se kjo heshtje është e qëllimshme.

“E ka lënë me qëllim që të nënkuptohet që janë të mundshme të dyja variantet. LVV-ja po luan me skenarin e presionit të madh, që të afrohet sa më shumë data e 4 marsit, dhe të ketë presion më të madh te opozita, që në rastin më të keq të pranohet cilido kandidat apo kandidate që propozohet, vetëm të mos shkohet në zgjedhje të reja”, thotë Arifi.

As partitë e tjera nuk kanë një qëndrim të prerë. PDK-ja kërkon fillimisht konstituimin e Kuvendit, ndërsa LDK-ja është shprehur e gatshme për dialog gjithëpërfshirës, duke theksuar nevojën për një figurë që përfaqëson unitetin.

“Na duhet komunikim publik brenda spektrit politik. Kjo është shumë e natyrshme. Kur flasim për marrëveshje politike, nuk e kemi fjalën për pazare politike, e kemi fjalën që duhet ulur partitë që t’i bëjnë numrat për një president të ardhshëm të Republikës së Kosovës”, ka thënë Lumir Abdixhiku.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka sinjalizuar se mund të propozojë kandidatin e vet, me Ramush Haradinajn si emër të mundshëm.

“Mendoj që është koha e duhur që opozita të unifikohet dhe të vendosë për një kandidat konsensual, e në këtë rast pse të mos ishte edhe zoti Haradinaj”, ka deklaruar Pal Lekaj.

Sipas Arifit, rreziku i zgjedhjeve të reja mund t’i detyrojë partitë opozitare të bëjnë lëshime, qoftë edhe përmes mungesës në sallë gjatë votimit.

Përfaqësuesit e minoriteteve joshumicë kanë deklaruar se do ta mbështesin kandidatin e propozuar nga shumica, duke mos e përjashtuar edhe Osmanin.

Procedura dhe pasojat

Për të propozuar një kandidat nevojiten të paktën 30 nënshkrime të deputetëve. Në dy rundet e para kërkohen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61.

Dështimi për zgjedhjen e presidentit do të sillte pasoja serioze: zgjedhje të reja, bllokim institucional, mungesë buxheti, vonesa pagash dhe pamundësi për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Përndryshe nëse ka pak racionalitet, partitë opozitare duhet ta marrin një vendim se si do të duket skena politike me presidenten, cilindo që do ta propozojë LVV-ja”, vlerëson Arifi.

Presidentja Osmani është kritikuar gjatë mandatit për afërsinë me LVV-në. Ajo ka deklaruar se, në rast se nuk rizgjidhet, do t’i rikthehet angazhimit politik, pa sqaruar me cilën parti.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës