Një rast dhune në familje ka çuar në arrestimin e një burri në Prizren. Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Gjatë kontrollit, policia i konfiskoi një armë zjarri me karikator dhe 17 fishekë. Sipas raportit zyrtar, “SULM / POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS – Rr. Adem Jashari, Prizren / 13.12.2025 – 12:55. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij f/k. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij dhe i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Lidhur me këtë rast, autoritetet e Prokurorisë kanë dhënë urdhër për mbajtjen e tij për veprime të mëtejshme ligjore. /Gjurmuesi/







