Tregu i kriptovalutave ka pësuar një rënie të thellë sot, duke reflektuar valën e shitjeve të aseteve me rrezik që ka goditur investitorët në mbarë botën.
Bitcoin ka zbritur me 2.4 për qind në 83,691 dollarë, ndërsa Etheriumi ka humbur mbi 2 për qind, duke u ulur në 2,722 dollarë. Të dyja kriptovalutat po mbyllin javën me rreth 8 për qind humbje, duke treguar qartë tronditjen e tregut dhe rritjen e pasigurisë.
Në gjashtë javët e fundit, nga tregu i kriptovalutave janë fshirë afërsisht 1.2 trilion dollarë. Kjo rënie vjen pas një periudhe ku Bitcoin arriti rekordin mbi 120 mijë dollarë në tetor, duke nxitur më pas një valë të fortë shitjesh.
Edhe kompanitë që investojnë në kripto janë goditur rëndë, ku aksionet e Strategy kanë rënë me 11 për qind dhe ato të Metaplanet me plot 80 për qind.
Sipas analistëve, situata aktuale për Bitcoin është më e zymta që prej janarit të vitit 2023, me shumë gjasa duke sinjalizuar se vala e madhe e kërkesës për këtë cikël tashmë ka kaluar. /Gjurmuesi/










