Gjatë një koncerti të saj në Qendrën Kaseya si pjesë e turneut Hit Me Hard and Soft, këngëtarja amerikane Billie Eilish përjetoi një moment të pakëndshëm kur një fans e tërhoqi papritur drejt gardhit metalik. Videoja e incidentit po qarkullon në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta.
Ngjarja ndodhi ndërsa Billie zbriti nga skena për të përshëndetur publikun. Një anëtar i stafit të sigurisë reagoi menjëherë, duke e ndihmuar të ngrihej dhe duke e larguar nga situata.
Shumë fansa shprehën shqetësimin e tyre në rrjetet sociale, duke theksuar se artistët janë njerëz të zakonshëm dhe meriton respekt nga audienca.
Billie Eilish ka dy koncerte të tjera të planifikuara në të njëjtin vend këtë fundjavë, por ende nuk dihet nëse do të ndërveprojë sërish me publikun pas këtij incidenti. Disa artistë të tjerë të njohur, përfshirë Harry Styles dhe Bebe Rexha, kanë përjetuar ngjarje të ngjashme në koncertet e tyre kohët e fundit. /Gjurmuesi/









