Barcelona i kthehet shtëpisë së vet pas një mungese të gjatë në Camp Nou, ku ndeshja e sotme ndaj Athletic Club shënon rikthimin në stadiumin legjendar pas 909 ditësh.
Camp Nou ka qenë i mbyllur për rinovime të mëdha që filluan në vitin 2023, duke detyruar klubin të luante ndeshjet e shtëpisë në Stadiumin Olimpik në Montjuic. Projekti i rindërtimit doli më kompleks se sa ishte parashikuar, duke shkaktuar vonesa dhe shtyrje të datave të rihapjes.
Sot, pas të gjitha këtyre pritjeve, Barcelona merr lejen për të rikthyer skuadrën në stadiumin e saj historik. Herën e fundit që kampionët katalanas luajtën në Camp Nou ishte në mars të vitit 2023, kundër Mallorcës. /Gjurmuesi/








