Barcelona mund të transformohet në një nga klubet më të fuqishme në botë me vetëm disa nënshkrime të strategjike, nëse realizohet blerja e përfolur nga Arabia Saudite, e vlerësuar në 10 miliardë euro. Kjo marrëveshje do të fshinte borxhet e klubit dhe do t’i mundësonte skuadrës të investonte në lojtarë të nivelit të lartë pa kufizime financiare.
Raportohet se katër lojtarë mund të ndryshojnë komplet Barcelonën: sulmuesi Erling Haaland, talenti i Athletic Bilbao Nico Williams, mesfushori mbrojtës Moises Caicedo dhe qendërmbrojtësi William Saliba. Haaland do të zëvendësonte Lewandowskin, Williams do të forconte sulmin, Caicedo do të stabilizonte mesfushën, ndërsa Saliba do të shërbente si partneri ideal për Cubarsin në qendrën e mbrojtjes.
Formacioni i mundshëm pas nënshkrimeve do të përfshinte Joan Garcia në portë, Balde dhe Kounde në krahë të mbrojtjes, Saliba dhe Cubarsi në qendër, Caicedo dhe Pedri në mesfushë me Raphinën të avancuar, dhe në sulm Yamal, Williams dhe Haaland. Ky ekip do të ishte i aftë të konkuronte me çdo skuadër në nivel botëror. /Gjurmuesi/









