Banesat në Kosovë shtrenjtohen me 4.2% krahasuar me vitin 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar për herë të parë indeksin zyrtar të çmimeve të pronave banesore, një dokument që synon të sjellë pasqyrë të qartë mbi lëvizjet e tregut të patundshmërive në vend. Të dhënat janë përgatitur në bashkëpunim me Agjencinë e Kadastrës, Ministrinë e Financave dhe Bankën Qendrore të Kosovës, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt standardizimit të raportimit statistikor në këtë fushë.

Sipas këtij raporti, çmimet e pronave banesore kanë shënuar rritje të vazhdueshme nga viti 2018 deri në 2025, me Prishtinën që prin dukshëm në këtë trend. Vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, çmimet në nivel vendi u rritën me 4.2 për qind, ndërsa në rajonin e Prishtinës rritja arriti në 6.5 për qind. Në rajonet tjera, ngritja ishte më e moderuar – 0.7 për qind.

Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, tha se publikimi i këtij indeksi shënon një arritje të rëndësishme si për institucionet vendore, ashtu edhe për ato ndërkombëtare. Ai nënvizoi se ky raport është hartuar në përputhje me kërkesat dhe protokollet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe se tani ASK plotëson edhe një kategori tjetër të indeksimit standard.

Nga ana tjetër, drejtori i Departamentit të Statistikave Ekonomike, Ilir Berisha, theksoi se kërkesa për krijimin e këtij indeksi ishte bërë nga Qeveria në vitin 2023 dhe se ka pasur një mbështetje të drejtpërdrejtë teknike nga FMN. Sipas tij, procesi kishte pësuar një vonesë gjatë vitit 2024 për shkak të përqendrimit në regjistrimin e popullsisë, por më pas ka vijuar me ritëm të plotë.

Gëzim Ahmeti, zyrtar për statistikat e çmimeve, prezantoi të dhënat konkrete të indeksit. Ai tha se çmimet në nivel vendi u rritën me 4.2 për qind në TM2 2025 krahasuar me TM2 2024, ndërsa Prishtina regjistroi rritjen më të lartë prej 6.5 për qind. Nga ana vjetore, ndryshimet mesatare tregojnë një trend të qëndrueshëm rritës që nga viti 2019, duke përfshirë: 2.1% (2019), 0.2% (2020 – ndikimi i pandemisë), 2.4% (2021), 4.5% (2022), 3.7% (2023) dhe 4% (2024). Deri në vitin 2024, indeksi kishte arritur vlerën 118.1 për qind, duke pasqyruar rritjen e vazhdueshme të çmimeve.

Ndryshimet vjetore në rajonin e Prishtinës tregojnë se periudhat me rritjen më të lartë ishin: TM1 2025 (11.3%), TM2 2021 (7.4%), TM4 2024 (7.3%), TM2 2025 (6.5%), TM3 2024 (6.1%), TM3 2022 (6.1%), TM4 2021 (6.1%) dhe TM3 2021 (5.8%). Ndërkohë, rënie u regjistruan në TM2 2020 (-3.0%), TM3 2023 (-1.0%), TM4 2020 (-0.7%), TM2 2019 (-0.6%) dhe TM3 2024 (-0.4%). TM3 2020 mbeti i pandryshuar.

Për rajonet tjera të vendit, rritjet më të theksuara u vunë re në: TM1 2023 (9.4%), TM4 2019 (9.0%), TM4 2022 (7.0%), TM3 2020 (6.0%), TM3 2022 (5.6%), TM2 2024 (5.3%), TM2 2022 (4.8%), TM4 2023 (4.7%) dhe TM1 2020 (4.5%). Rënie u shënuan në TM4 2020 (-6.5%), TM3 2019 (-2.6%), TM1 2021 (-2.3%), TM3 2021 (-2.3%), TM2 2021 (-0.7%) dhe TM4 2021 (-0.1%).

Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit mat zhvillimet e tregut përmes dy treguesve kyç: ndryshimet vjetore në krahasim me vitin paraprak dhe ndryshimet tremujore në raport me tremujorin paraardhës, duke ofruar një pamje të detajuar dhe të standardizuar të lëvizjeve të çmimeve të patundshmërive në Kosovë. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës