Komisioni për Integrim Evropian i Kosovës, nën udhëheqjen e Hykmete Bajramit, ka zhvilluar një takim me Zuzana Michalcová Šutiaková, shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm. Takimi u fokusua në nxitjen e bashkëpunimit për të lehtësuar përmbushjen e detyrimeve të Kosovës sipas Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
“Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, theksoi përkushtimin e Komisionit që ajo udhëheq dhe i siguroi mysafirët për një angazhim dhe bashkëpunim të sinqertë gjatë procesit të integrimit. Ajo kërkoi përkrahje të mëtejme nga të gjithë përfaqësuesit dhe mekanizmat përkatës të BE-së në Kosovë. Në vijim, kryetarja e Komisionit kërkoi heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizata dhe forume ndërkombëtare,” thuhet në njoftimin zyrtar.







