Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se Shqipëria ka arritur të lirohet nga disa sëmundje të rëndësishme të kafshëve. Sipas raportimeve zyrtare të ADIS-it dhe WOAH-ut, në territorin shqiptar nuk regjistrohen më rastet e PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe të Avian Influenza (Gripi i Shpezëve) me serotip HPAI–H5N1.
Për pasojë, është hequr ndalesa për importin e këtyre kafshëve dhe produkteve të tyre. “Në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, deleve dhe dhive, si dhe i produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë”, thuhet në njoftim. /Gjurmuesi/







