Shkrimtari nga Kosova, Arbër Selmani, do të jetë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Leipzig 2026, një prej ngjarjeve më të rëndësishme për botën e librit në Evropë. Pjesëmarrja e tij në këtë aktivitet konsiderohet një mundësi e rëndësishme për prezantimin e letërsisë kosovare në një skenë ndërkombëtare.
Autori ka theksuar se ky panair ofron hapësirë për shkëmbim idesh dhe përvoja me shkrimtarë nga vende të ndryshme të botës, duke kontribuar në promovimin e krijimtarisë bashkëkohore shqiptare.
Shkrimtari Arbër Selmani do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme të botës së librit në Evropë.
Ai flet për pjesëmarrjen e tij në këtë panair prestigjioz dhe për rëndësinë e prezantimit të letërsisë nga Kosova në një skenë ndërkombëtare.
Selmani shprehet i kënaqur që po merr pjesë edhe me programin e Bibliotekës Kombëtare, duke theksuar se është një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur librin e tij “Testosteron” në hartën e botimeve bashkëkohore, jo vetëm në ballkanike, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Selmani shton se është i lumtur që do të ketë mundësinë të takohet me shkrimtarë të tjerë nga e gjithë bota dhe të ndërrojë përvoja, duke prezantuar një letërsi që shpesh shkon përtej formave konvencionle.
Ai përfundon duke thënë se pjesëmarrja në këtë panair është një mundësi e veçantë për të përfaqësuar kulturën dhe krijimtarinë shqiptare, por edhe për të takuar diasporën.







