Apple po përgatit një tjetër hap në zgjerimin e reklamave brenda App Store, duke rritur praninë e tyre në rezultatet e kërkimit për përdoruesit. Ky ndryshim pritet të ndikojë drejtpërdrejt mënyrën se si shfaqen aplikacionet gjatë kërkimeve.
Kompania ka konfirmuar se duke filluar nga muaji mars, rezultatet e kërkimit në App Store do të përmbajnë më shumë reklama. Apple e ka cilësuar këtë lëvizje si ofrim të “mundësi shtesë në rezultatet e kërkimit”.
Sipas një emaili të dërguar zhvilluesve, reklamat e reja do të fillojnë të shfaqen nga data 3 mars. Në fazën e parë, ky ndryshim do të aplikohet në App Store në Mbretërinë e Bashkuar dhe Japoni.
Më pas, zgjerimi i reklamave do të shtrihet gradualisht edhe në tregjet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Evropës, deri në fund të muajit mars.








