Në një takim zyrtar sot, Aivo Orav, Ambasador i Bashkimit Evropian, është takuar me Glauk Konjufcën në postin e tij të ri si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës.
Sipas njoftimit të zyrës së BE-së, diskutimet kanë përqendruar përpjekjet për të përshpejtuar procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani,” ka deklaruar Orav.
Ai gjithashtu ka vlerësuar angazhimin e Kosovës për përafrimin vullnetar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke theksuar veçanërisht mbështetjen ndaj Ukrainës.







