Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, Y.Rr. dhe B.K., për dyshimin se kanë përfshirë në veprën penale të “dhënies ose marrjes së ryshfetit në lidhje me votimin”.
Sipas aktakuzës, më 12 tetor në fshatin Budakovë, Y.Rr. i ka ofruar 120 euro B.K.-ut, me qëllim që ai të votojë në favor të një kandidate për asamble komunale. Për të verifikuar votimin, Y.Rr. ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., dhe më pas i ka dorëzuar shpërblimin.
Nga ana tjetër, B.K. akuzohet për pranimin e parave me qëllim të ndikimit në votimin e tij. Prokurori ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Gjurmuesi/







