Një aksident mes një veture dhe një taksie ka ndodhur këtë pasdite pranë Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Lexues të vendit raportojnë se Policia ka mbërritur tashmë në vendngjarje, ku situata ka shkaktuar një tollovi të përkohshme.
Sipas informacioneve të para, nuk ka persona të lënduar nga aksidenti. /Gjurmuesi/







