Aleanca Kosova e Re ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Vesel Makolli, ka bërë të ditur se partia po përgatitet për garën e ardhshme. Ai tha se brenda ditëve në vazhdim do të vendosin nëse do të garojnë vetë apo në koalicion me ndonjë subjekt tjetër.
Shpallja e zgjedhjeve erdhi pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e legjislaturës së nëntë të Kuvendit, duke caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor. /Gjurmuesi/







