AKB reagon ndaj rritjes së pagës minimale: Vendimi u mor pa dialog dhe po shtyn bizneset drejt informalitetit

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas miratimit të vendimit për rritjen e pagës minimale, duke theksuar se përmirësimi i standardit jetësor të punëtorëve dhe rritja e të ardhurave janë objektiva legjitime dhe të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Megjithatë, AKB vlerëson se mënyra se si është marrë ky vendim ngre shqetësime serioze. Sipas saj, vendimi është miratuar pa përfshirjen e sektorit privat, pa konsultime paraprake dhe pa një analizë të detajuar të ndikimit financiar, veçanërisht për mikrondërmarrjet dhe bizneset e vogla, të cilat përbëjnë shtyllën kryesore të ekonomisë së Kosovës.

Aleanca paralajmëron se mungesa e një analize gjithëpërfshirëse rrezikon që një numër biznesesh, të pafuqishme për të përballuar rritjen e kostove, të shtyhen drejt informalitetit, duke e vënë në pikëpyetje vetë qëllimin e reformës.

“Ne nuk jemi kundër rritjes së pagës minimale, por kërkojmë që vendime të tilla të rëndësishme të merren përmes dialogut social, në bashkëpunim me përfaqësuesit e biznesit dhe sindikatat, dhe të shoqërohen me masa lehtësuese fiskale apo mbështetëse, sidomos për bizneset e vogla”.

Në reagimin e saj, AKB shpreh gjithashtu pakënaqësi për faktin se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë përfshirë në politika të veçanta mbështetëse edhe në këtë rast, pavarësisht kontributit dhe sakrificës së tyre për lirinë e vendit. Sipas Aleancës, çdo reformë sociale dhe ekonomike duhet të ndërtohet mbi parimin e drejtësisë dhe ndjeshmërisë ndaj kësaj kategorie.

Në fund, AKB i bën thirrje Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të rifillojë dialogun me sektorin privat dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar që rritja e pagës minimale të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe pa efekte negative për ekonominë formale të vendit.

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës